Mali i Zi/ Hapet për herë të parë shkolla e vetme shqip, Abazoviq: Vijojnë mësimet 23 nxënës

Rajon | 3 vite më parë

Është hapur për herë të parë shkolla e cila jep mësim në gjuhën shqipe në Rozhaj të Malit të Zi.

Lajmin e bën të ditur kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq (o. Abazovic) përmes një postimi në rrjetin social Istagram.

Abazoviqi deklaron se punimet për rikonstruktimin e shkollës, ku vijojnë mësimet 23 nxënës, kanë kushtuar rreth 250 mijë euro.

“Së bashku me ministrin e Arsimit MiomirVojinoviq po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Punimet kapin vlerën e rreth 250,000 eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimet 23 nxënës,” shkruan Abazoviq në Instagram.

Kryeministri i Malit të zi ka qenë i pranishëm në hapjen e shkollës së rikonstruktuar dhe mësohet shqip.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme