Manastirliu: Vitin e ardhshëm fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç!

Në “Ditën Botërore të Diabetit” ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu, njoftoi se me Buxhetin 2023 për shëndetësinë, fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç. Duke e konsideruar një lajm të mirë zonja Manastirliu shkruajti në rrjetet sociale, se kjo do t’ju kursejë gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit.
Për herë të parë në vitin 2018, u rimbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rinbursohen falas deri në moshën 25 vjeç.
Nga ana e tij Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor njoftoi se nga janari i këtij viti deri tani 85 920 pacientë kanë përfituar nga rimbursimi i barnave për trajtimin e diabetit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




