Mançester Siti nuk gabon, 2-0 ndaj Brentford

Angli | 5 vite më parë

Manchester City rifillon ecurinë e tij drejt majës së Premier League dhe, pas 1-1 me Southampton, mundi 2-0 Brentford, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë në krye të renditjes. Kampionët në fuqi të Anglisë u lëshuan menjëherë në sulm, por shansin më të bujshëm e ndërtuan vetëm në minutën e 35-të, me kontrollin dhe të djathtën në zone të Laportes pas spondit të Dias.

Pesë minuta më vonë, megjithatë, City kaloi në avantazh. Një penallti e fituar nga Sterling është kthyer në gol nga Mahrez, i cili zhvendosi Raya dhe nënshkroi 1-0 pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Cancelo provon me të djathtën e tij pas një gjarpërimi në zonë, por Raya përkulet dhe eviton rrezikun.

Brendford përpiqet të reagojë, por nuk ka forcën e duhur për të vënë në vështirësi Ederson. Ndeshja, megjithatë, përfundon në minutën e 69-të: De Bruyne firmos për 2-0, duke bërë që sfida të konsiderohet e mbyllur 20 minuta më herët.

Skuadrës së Guardiolës i mbetet vetëm të koleksionojë suksesin numër 19 në 24 ndeshje: Liverpool për momentin është në -12, ndonëse me dy ndeshje më pak. Nokauti i pestë radhazi, megjithatë, për Brentford, i cili mbetet në 23 pikë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme