Manchester City, 20 fitore radhazi

Dhe me këtë bëjnë 20. Në fakt, ndaj West Ham vjen fitorja e 20-të radhazi për Manchester City në të gjitha garat zyrtare: 2-1 ndaj Hammers dhe maja e Premier League që shtrihet në +13 me vendin e dytë “pushtuar” nga United dhe Leicester.
Pas një tronditje fillestare për Citizens, falë një gabimi të Ederson që mund të kushtonte shtrenjtë, në minutën e 30-të, skuadra e Guardiolës kaloi në epërsi: një krosim i De Bruyne nga e majta që shfrytëzohet nga Ruben Dias, 1-0
Gjithsesi, dy minuta parambylljes së pjesës së parë vjen barazimi i Hammers: menjëherë pas një goditjeje të shtyllës nga Michail Antonio, zbritja e Fornals në të djathtë lejon Lingard të shfaqet rrezikshëm, që i krijon mundësinë Antonios të vendosë barazpeshën, 1-1.
Fillimi i pjesës së dytë do të duket se konfirmon vështirësitë e vendosjes së lojës së City, por ata arrijnë të gjejnë avantazhin në minutën e 68-të: zbritje në të djathtë të Mahrez, i cili kalon Johnson dhe mbështet në qendër të zonës për Stones, i cili gjen golin e 2-1.
Në minutat në vazhdim asgjë nuk ndodh, Manchester City njeh vetëm termin “sukses” që nga 19 dhjetori i kaluar. West Ham mbetet i katërti por mund të kapërcehet nga Chelsea nesër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




