Manchester City nën hetim, e ardhmja me Guardiolën në rrezik?

Angli | 4 vite më parë

Me Manchester City nën hetim nga Premier League, të gjithë në Angli po pyesin nëse Pep Guardiola do të jetë ende në pankinën e Citizens në të ardhmen e afërt. Arsyeja qëndron në një arsyetim të bërë nga trajneri katalanas pak më pak se një vit më parë, ishte maji i vitit 2022, menjëherë pas eliminimit nga Champions League ndaj Real Madridit, lidhur me akuzat e datës 2020 nga UEFA (që CAS i kishte hedhur poshtë) të cilat fillimisht çoi në përjashtimin e klubit nga kupat evropiane.

“Në atë kohë u kërkova drejtuesve të mi t’u përgjigjeshin pyetjeve të mia për dyshimet që qarkullonin për Cityn. Ne shikuam njëri-tjetrin dhe besova 100% në përgjigjet që më dhanë. Gjithashtu u thashë atyre: nëse mësoj se po më gënjeni, të nesërmen do të largohem dhe nuk do të jemi më miq, dua të përfaqësoj një klub që vepron në mënyrën e duhur”.

Nuk është rastësi që tabloidët e ndryshëm, mbi të gjitha Sun, rinisën duke vënë ngarkesën mbi të: Guardiola mësohet se ka zbuluar se është gati të largohet nga Manchester City nëse vërtetohen akuzat e Premier League, madje edhe përpara një sanksioni të mundshëm.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme