Manchester United, Martial jashtë planeve të Ten Hag

E ardhmja e Anthony Martial duket gjithmonë e më larg Manchester United. Sulmuesi francez është aktivizuar në 19 ndeshje këtë sezon, por vetëm 5 sfida ka nisur si titullar dhe gjithmonë është zëvendësuar. Sulmuesi ka arritur të shënojë vetëm 2 gola në ndeshjet që është aktivizuar këtë sezon.
Marrëdhënia e tij me trajnerin Ten Hag duket se është thjesht formale dhe shitja e lojtarit duket e paevitueshme, nëse jo në janar, atëherë largimi do të jetë i sigurt në qershor, atëherë kur skadon kontrata e Martial me “djajtë e kuq”.
Pas fitores me përmbysje përballë Aston Villas në “Boxing Day”, tekniku i United i ka mbyllur portën lojtarit, duke konfirmuar se nuk është pjesë e planeve të tij: “Martial nuk është akoma mirë. Rinovimi? Kur të kem lajme do t’iu them, por nuk është ky objektivi ynë”, ka thënë Ten Hag.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




