Manja takon shefen e diplomacisë kanadeze: Shprehu gatishmërinë për mbështetje në negociatat me BE-në

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melani Xholi (Melanie Joly).

Ministri bëri me dije se gjatë takimit zonja Xholi shprehu vlerësimet e saj pozitive dhe riafirmoi mbështetjen e Kanadasë për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ministrja kanadeze shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje me ekspertizë të palës shqiptare në negociatat me BE-në, sidomos në përafrimin e legjislacionit në fushën mjedisore, atë të sigurisë ushqimore dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Gjatë takimit, u la e hapur mundësia për projekte konkrete në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe atyre që fuqizojnë transparencën.

“Jemi larg me distancë, por të afërt si miq! Sot, pata kënaqësinë që të mirëpres Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly. Ky takim ishte një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera dy-palëshe, si dhe një mundësi e mirë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ministrja shprehu vlerësimet e saj pozitive dhe riafirmoi mbështetjen e Kanadasë për reformën në drejtësi.

Si vend mik, Ministrja shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje me ekspertizë në negociatat 🇪🇺 me BE-në, sidomos në përafrimin e legjislacionit tonë në fushën mjedisore, atë të sigurisë ushqimore dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Nga takimi u la e hapur mundësia për projekte konkrete në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe atyre që fuqizojnë transparencën”, njofton përmes një postimi në Facebook Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Më herët Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly u prit edhe nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili shprehu mirënjohje për gjithë mbështjetjen që Kanadaja i ka dhënë dhe jep Shqipërisë.

Edhe Ministrja e Punëve të Jashme, Olta Xhaçka është takuar me homologen e saj të Kanadasë, ku dhe kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp. Ministrja Xhaçka u shpreh se thellimi i marrëdhënieve mes Kanadasë dhe Shqipërisë dhe eksplorimi i potencialeve të reja ishin kryefjalë e bisedës me homologen e saj kanadeze.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme