Marin Meksi “Nderi i Qarkut Vlorë”

Kupa e Pavarësisë në karate ka zhvilluar edicionin e shtatë në Vlorë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 26 klube, të cilat kanë sjellë 237 garues. Ka patur ekipe jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka vlerësuar këtë aktivitet, që ka për qëllim evidentimin e sportistëve elitarë në karate.
“Ndihem krenar që të gjithë e përqafojnë këtë lloj sporti që është karateja. Patjetër që duhet të jap dhe një falënderim për zotin Reiz Tozaj, i cili me vullnetin e vet, edhe në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, ka bërë të mundur zhvillimin e këtij aktiviteti, që realisht të bën të ndihesh krenar”, thotë kryebashkiaku Dredha
Ndërkohë një aktivitet i tillë ka shërbyer dhe për të nderuar me titullin “Nderi i Qarkut Vlorë”, kampionin e Botës në bodybillding, Marin Meksin.
“Padyshim në vendin e të parëve të mi është akoma më shumë një vlerësim dhe një prestigj i madh. Sigurisht vjen me detyrim për të çuar më parë misionin tim në kontributin modest në shoqërinë civile”, shpjegon Meksi.
Kështu në Vlorë vijojnë aktivitetet sportive për festat e nëntorit
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




