Marrëveshja me BB, Kumbaro: 77 milionë dollarë për sistemin e ujërave të zeza që derdhen në Vjosë

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro është shprehur se vizioni i qeverisë Rama është mbrotja e pasurive natyrore.
Në interpelancën me deputeten e PD-së Ina Zhupa të enjten, zonja Kumbaro bëri të ditur se 77 milionë dollarë është marrëveshja me BB për të gjithë sistemin e ujërave të zeza që derdhen në Vjosë.
“Mbrojtja e pasurive natyrorë të Shqipërisë ka qenë dhe është vizioni i kësaj qeveria. Nuk është e lehtë që në një vend të vogël, të kesh guximin të fusësh në zona të mbrojtura dhe të zhvillosh turizmin e ekonominë, nuk është e lehtë. Është dhe shenjë emancipimi” tha ministrja. “488 km të Vjosës plus tre degët, i shpallëm park kombëtar përmes vendimmarrjes racionale dhe bashkëpunimit shembullor me shoqërinë civile dhe ndërkombëtare,” kujtoi zonja Kumbaro.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



