Marrëveshja me SHBA, Rama: Sot nis epoka e artë e gazit për Shqipërinë, s’do ishte e mundur pa ambasadoren Kim

Kryeministri Edi Rama, e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm për ekonominë shqiptare projektin për të sjellje gaz të lëngshëm në TEC-in e Vlorës. Zoti Rama theksoi se kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Është tërheqëse të jesh këtu si një takim miqësor, pasi të përballesh me një kompani që ka të ardhura 20 herë më të larta se PPB, ndaj është e shkëlqyeshme të kesh partner si ju. Në këtë luftim drejt së ardhmes ku jemi në gjendje ta transformojmë Shqipërinë. Këtë do ta bëjmë përmes një ekspertize të mirë, që do të realizohet përmes një projekti me përmasa të tilla. Për ta bërë këtë projekt realist është një hap i rëndësishëm para për Shqipërinë. Ky është një projekt i dytë madhor i nënshkruar mes Shqipërisë dhe SHBA, pas atij të ndërtimit të Skavicës. Këto dy projekte nuk do të kishin qenë të mundura pa ambasadoren amerikane, e cila ishte ajo që i shtyu një hap para këto marrëdhënie, duke i dhënë një përmasë të jashtëzakonshme bashkëpunimit ekonomik. Sot për Shqipërinë nis një epokë e artë e gazit. Duke transformuar Vlorën në një qendër për gazin e lëngshëm natyror dhe duke ia dalë të vëmë në jetë një nga investimet e së kaluarës që ka qenë një dështim. Kjo është shumë e rëndësishme. 130 mln dollar u shpenzuan shumë keq. Konvertimi i Vlorës, i termocentralit nga nafta në gaz, është një hap i jashtëzakonshëm. Epoka e artë e gazit e parashikuar nga agjencia ndërkombëtare e energjisë po shfaqet mirëfilli sot.”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




