Marrëveshja/ Sunak: Irlanda e Veriut do të ketë akses “të privilegjuar” në tregjet e Britanisë dhe BE-së

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka deklaruar se marrëveshja me BE për rregullat tregtare në Irlandën e Veriut do të vijojë, pavarësisht nëse gjen mbështetjen apo jo të Partisë Unioniste Demokratike (DUP).
Teksa ndodhet në Irlandën e Veriut në përpjekje për të bindur deputetët dhe qytetarët mbi marrëveshjen, Sunak shprehet se sapo ekzekutivi i Stormont të kthehet dhe të funksionojë, Irlanda e Veriut do të ketë akses “të privilegjuar” në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Teksa po shpjegonte marrëveshjen, Sunak u shpreh “Jam shumë i kënaqur, në fakt, jam mbi hënë që dje arritëm të kishim një përparim vendimtar me negociatat tona me BE”.
Për sa i përket konkurrencës, Sunak thekson se rritja e taksës së korporatës do të zbatohet vetëm për kompanitë më të mëdha dhe pjesa tjetër e ekonomisë do të paguajë një tarifë më të ulët. Taksa e lartë është një shqetësim për shkak të tarifave të ulëta përtej kufirit në Republikën e Irlandës.
Sipas BBC , Sunak theksoi më tej se marrëveshja do të ndihmojë të sigurohet se ajo gjendet në raftet në Britaninë e Madhe do të jetë edhe në supermarkete në Irlandën e Veriut. Ai më pas pranon se Britania e Madhe ka disa probleme për të mbajtur produkte të caktuara, të tilla si perimet, duke thënë se situata është “pak sfiduese për momentin”.
Sunak vijon më tej duke sqaruar se ka “mbrojtur ekuilibrin” në marrëveshjen për hapjen e tregtisë përgjatë Detit Irlandez dhe kufirit në ishullin e Irlandës. Vlen të theksohet se para Brexit, Britania e Madhe dhe BE ishin pjesë e të njëjtit treg dhe ishin në gjendje të ndërveprojnë lehtësisht.
Britania dhe Bashkimi Evropian arritën një ditë më parë (27 shkurt) një marrëveshje për rregullat e reja tregtare në Irlandën e Veriut në një përpjekje për të zgjidhur një çështje të mprehtë që ka nxitur tensionet pas Brexit në Evropë dhe në ishullin e Irlandës.
Marrëveshja mund të zgjidhë potencialisht çështjen e importeve dhe kontrolleve kufitare në Irlandën e Veriut, një nga aspektet më sfiduese dhe më të diskutueshme të ndarjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Irlanda e Veriut është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por ndan një kufi tokësor me Republikën e Irlandës, një vend anëtar i BE-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




