Marrëveshje me Agjencinë Italiane Antikorrupsion, Manja: Do e përfshijmë në sistemin arsimor

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Giuseppe Busia, President i Agjencisë Kombëtare Italiane Antikorrupsion kanë zyrtarizuar sot një marrëveshje dypalëshe në Romë të Italisë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, pala italiane me një eksperiencë të konsoliduar në trajtimin e korrupsionit do të asistojë Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit në rrugëtimin drejt shndërrimit në një Agjenci Antikorrupsion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, me fokus të veçantë parandalimin e korrupsionit, duke e shtrirë edukimin për këtë problematikë në të gjitha hallkat e sistemit arsimor të vendit tonë.

Kjo marrëveshje do t’i shërbejë drejtorisë antikorrupsion për trajnimin e kapaciteteve njerëzore me ekspertizën e shkëlqyer që ofrohet nga ANAC.
“Do punojmë me moton: Dy agjenci një drejtim! Një marrëveshje shumë e rëndësishme për Drejtorinë tonë. Do e shtrijmë procesin e edukimi për këtë problematikë në të gjithë sistemin arsimor,” tha ministri Manja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




