Marrëveshje për pronësinë industriale, Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e pronës intelektuale

Ekonomi | 6 vite më parë

Pronësia industriale është në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Ministrja e Financës Anila Denaj, me Ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître. Ministrja Denaj e vlerësoi këtë marrëveshje, e cila është e një rëndësie të veçantë për etapën që po kalon Shqipëria në procesin e integrimit evropian. “Kjo marrëveshje, jo vetëm që ka një ndikim mjaft pozitiv në klimën e promovimit të pronës intelektuale në tërësi, por edhe në ndërgjegjësimin për fushën, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale Gjatë viteve të fundit, përmes objektivave të saj po punon maksimalisht për të krijuar një kulturë të përgjithshme të të kuptuarit të pronësisë industriale, përmes fushatave të ndryshme për rritjen e ndërgjegjësimit dhe të informimit mbi këto të drejta në mbarë vendin“, theksoi ministria Denaj.
Aktualisht ka filluar procesi i hartimit të Strategjisë së re Kombëtare në fushën e Pronësisë Intelektuale për vitet 2021-2025, një dokument strategjik shumë i rëndësishëm për fushën, e cila po mbështetet nga asistenca teknike e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme