Mashtrim fiskal në Francë, bastisen 5 banka

Autoritetet franceze bastisën pesë banka të martën (28 mars) si pjesë e një hetimi për rastet masive të dyshuara të mashtrimit fiskal dhe pastrimit të parave. Rreth 150 hetues, së bashku me gjashtë prokurorë gjermanë, kryen kontrolle në Paris dhe në distriktin financiar La Defense, tha zyra e prokurorit financiar në një deklaratë.
“Kontrollet pasojnë pesë hetime paraprake që u hapën në dhjetor 2021 në lidhje me pastrim parash dhe mashtrime të rënduara tatimore në lidhje me pagesat e dividentëve, thuhet në deklaratë.
Një zëdhënës i Societe Generale konfirmoi për AFP se banka franceze po kontrollohej nga autoritetet, por ai tha se nuk e dinte arsyen.
Rivali francez BNP Paribas dhe njësia e saj Exane, grupi financiar Natixis (Natiksis) dhe gjiganti bankar britanik HSBC janë të tjerët, sipas gazetës Le Monde.
Një grup mediash evropiane publikuan një hetim mbi mashtrimin tatimor të quajtur “CumEx-Files” në 2018. Shumat dyshohet se kanë arritur në 140 miliardë euro (151 miliardë dollarë) gjatë një periudhe prej 20 vjetësh, tha grupi mediatik në vitin 2021.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




