Masimiliano Allegri, në orbitën e Real Madrid

Roma është hipoteza më e prekshme, Reali i Madridit një ëndërr. Masimiliano Allegri prej një vititi e gjysmë ende në bokse, nuk ka gjetur skuadrën më të cilën dëshiron të vazhdojë karrierën por gjatë ditëve të fundit, ai është lakuar në dy klube.
Roma ka dhënë sinjale të rëndësishme për të nisur një erë të re në fund të këtij sezoni pasi planifikon t’i japë duart Paulo Fonsecës por kujdes, verdhekuqtë mund të kapen mat nga Florentino Perez.
Janë ditë vendimtare këto për të ardhmen e Zidane në Madrid ku presidenti Merengues ka marrë gjithë kohën e duhur për të bërë një vlerësim të situatës dhe më pas për të marrë një vendim përfundimtar.
Në rast se trajneri francez ban gati valixhet, Allegri është alternative kryesore dhe këtë e bën të ditur gazeta katalanase “Sport”, sipas së cilës, Perez e vlerfëson shumë ish trajnerin e zonjës së vjetër dhe shpreson që bashkë me të të hapë një cikël të ri në Madrid.
Në të dyja rastet, Allegri do të rikthehej në pankinë vetëm në fund të këtij sezoni për të nisur nga e para projektin që dëshiron pasi në një moment të tillë, situata nuk është komode as në Romë dhe as në Madrid ku Reali ka humbur kontaktet me kreun e klasifikimit dhe ka regjistruar një eliminim të turpshëm nga Kupa e Mbretit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




