Maturantja fiton të drejtën e studimit në 10 degë, regjistrohet në programin e mjekësisë

Klea Dedndreaj është maturantja ekselencës e shkollës së mesme “Sami Frashëri ”, e cila përzgjodhi të studiojë për Mjekësi të Përgjithshme nga të 10-të programet e studimit që rezultoi fituese. Ka vendosur të studiojë në Shqipëri, të specializohet jashtë shtetit e të rikthehet për të kontribuar në vendin e saj.
Të gjithë kërkojnë të jenë më të mirët por jo gjithmonë dëshira mjafton. Klea Dedndreaj maturantja e shkollës së mesme “Sami Frashërit“ falë punës , përkushtimit, disiplinës dhe sakrificave ja arriti qëllimit të renditet te maturantet ekselent dhe të rezultojë fituese në të 10-ta programet e studimit që aplikoi për në universitet.
”Të fitoja të gjitha shkollat për të cilat unë aplikova ishte një shpërblim për punën time gjatë të gjithë vitit dhe mund të them që nuk është e thjeshtë pas shumë orësh të gjata pune por të gjithë mund t’ia dalin nëse kanë vullnet” thotë ajo.
Ëndrra e saj që kur ndiqte arsimin 9-vjecar është të bëhej mjeke dhe sot arriti ta finalizoj të regjistrohet në degën e mjekësisë së përgjithshme
”E kisha ndarë mendjen për mjekësinë pasi kisha bërë dhe testin e informatizuar, isha shumë e fokusuar te mjekësia. Mjekësia ishte qëllimi im që në klasat e para dhe e kam pasur pasion” thotë studentja e ekselencës.
Edhe pse rezultatet e larta të 12 viteve shkollim do ta favorizonin të studionte jashtë vendit Klea ka zgjedhur të studiojë në Shqipëri.
”Nuk e përjashtoj mundësinë që në të ardhmen të bëjë një master jashtë vendit por për momentit do të qëndroj në Shqipëri për ti shërbyer vendit tim” thotë Klea.
Rrugëtimi i 12 viteve shkollim i Kleas u përmbyll me sukses i tillë mund të jetë edhe për shumë të rinjtë të tjerë që karakterizohen nga pasioni , vullneti , vendosmëria dhe disiplina.
Gazetare Keti Torroveci
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




