Mbahet në Tiranë më 22-23 nëntor Samiti i Tretë i Diasporës, Hasani: Diskutojmë të ardhmen e përbashkët

Artistja e mirënjohur Emina Çunmulaj ka ftuar shqiptarët për të qenë të pranishëm në Ditën e Arbëreshëve dhe Samitin e Tretë të Diasporës që mbahet në datat 22-23 nëntor në Tiranë.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në në rrjetet sociale nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, Çunmulaj ka ftuar shqiptarët që të marrin pjesë në këtë samit që mbahet edhe para festës së Flamurit.
“Ja erdhi koha për samitin e tretë të Diasporës në Shqipëri, ju shqiptarët e Diasporës në qoftë se jeni në Tiranë në truallin shqiptar me datën 22 dhe 23 nëntor të merrni pjesë. Por nëse nuk jeni dhe do të udhëtoni për në Shqipëri që po vijën për festën e Flamurit, ju ftoj të shkoni disa ditë më herët në Samitin e tretë të Diasporës”, shprehet Çunmulaj.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cili shkruan se “së bashku me Eminën, duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri të kombit ju ftojmë të na bashkoheni për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit në 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐀𝐫𝐛𝐞̈𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐯𝐞 dhe 𝐒𝐚𝐦𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐈𝐈𝐈 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐞̈𝐬 në Tiranë, më datat 𝟐𝟐–𝟐𝟑 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫”,
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




