Mbipopullimi në burgje/ Kreu i Dhomës Avokatisë në Korçë kërkon rishikim të masave të sigurisë

Sociale | 3 vite më parë

Caktimi i masave të sigurisë tejet të ashpra si dhe moszbatimi i dënimeve të formës së prerë ka bërë burgjet të mbi popullohen. Kryetari i Dhomës Rajonale të Avokatisë në Korçë Arben Lena thotë se një zgjidhje në këtë situatë do të ishte zbatimi i masave alternative të dënimit

“Personat të cilët nuk janë përsëritës nuk janë të dënuar më parë nuk është nevoja që për çdo masë sigurimi të lihen në burg. Gjykata mund të vendos masën e sigurisë së garancisë pasurore dhe të jeni të sigurt se po u vendos masa e garancisë pasurore do ti shmangen gjykimit. Burgu sidomos për sa i përket personave të pa dënuar më parë ka impakt negativ mbi to”, tha kryetari i Dhomës Rajonale te Avokatisë në Korçë Arben Lena.

Kryetari i Dhomës Rajonale të avokatisë në Korçë shton se zgjidhja përfundimtare për këtë problem do të ishte ndërmarrja e një Amnistie për të burgosurit. Burime konfidenciale bëjnë me dije se në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë numri i personave që vuajnë dënimin është mbi kapacitet.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme