Mbjellja e agrumeve, fermeri eksperimenton në Libohovë të Gjirokastrës

Fermerët e Libohovës kanë shtuar sipërfaqet e tokave të mbjella me pemë frutore kryesisht me agrume.
Fatmir Meçani ka kultivuar mandarina, portokalle, limon, kivi, shegë etj.
Fidanin e mandarinës e ka siguruar shumë vite më parë nga Amerika e Veriut.
Sipas fermerit ky lloj fidani arrin t’i rezistojë temperaturave të ulëta.
“Kam pak portokalle dhe limonë, sepse ato nuk i rezistojnë klimës këtu. Kurse këtë lloj manderine e kam shpënë edhe në Tropojë, duron temperatura të ulëta shumë, deri në 17 gradë që ka arritur këtu. I mbjell farat e egra dhe i shartoj. Bëj edhe fidanë për t’i shitur,” thotë Meçani.
Fermeri, prodhimin e shet në tregun e Gjirokastrës.
Meçani ishte i pari fermer që eksperimentoi me kultivimin e agrumeve në zonën e Libohovës.
Ndryshimi i klimës për rrjedhojë ka qenë një favorizim në prodhimin e llojeve të ndryshme të frutave.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



