Mbretëresha kryen detyrën e parë të madhe mbretërore që nga vdekja e princit Filip

Mbretëresha Elizabeth II po kryen detyrën e saj të parë të madhe publike që nga vdekja e Dukës së Edinburgut, duke marrë pjesë në hapjen shtetërore të Parlamentit. Princi Philip kaloi dekada duke shoqëruar monarken në këtë ngjarje.
Ceremonia e këtij viti do të kthehet për shkak të pandemisë.
Kjo është paraqitja e parë zyrtare e monarkes në publik në rolin e saj si kryetare e shtetit, që nga vdekja e burrit të saj më 9 prill, në moshën 99-vjeçare.
Mbretëresha, 95-vjeçare ka vazhduar detyrat e saj zyrtare, përfshirë pjesëmarrjen në ngjarje virtuale, që kur mbaroi periudha dy-javore e zisë mbretërore.
Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornëall i janë bashkuar mbretëreshëa për hapjen e shtetit, gjatë së cilës monarkja shënon fillimin e sesionit parlamentar duke mbajtur “Queen’s Speech” Fjalimin e Mbretëreshës, i cili përcakton planet legjislative të qeverisë.
Kjo është një ngjarja shumë e njohur zakonisht, por është zvogëluar këtë vit për shkak të pandemisë.
Deputetëve dhe anëtarëve të Dhomës së Lordëve u kërkohet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës dhe të gjithë të pranishmëve u është dashur të bëjnë paraprakisht një test Covid.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




