Mbyllja e shkollave, PD: Dështim i Ramës me arsimin!

Partia Demokratike akuzoi sot Qeverinë se ka dështuar në sistemin arsimor. Në një deklaratë për shtyp Deputetja e PD-së Merita Bakiu tha se arsyeja që Qeveria vendosi të mbyllë shkollat per tre ditë në javën e ardhshme, sipas saj është se në shkolla nuk ka ngrohje pavarësisht fondeve që janë akorduar.
“Të hënën të martën dhe të mërkurën qeveria ka lajmëruar se është ftohtë dhe ka mbyllur shkollat. PD gjykon se kjo nuk është një masë që u shërben fëmijëve. Mbyllja e shkollave është dështim i qeverisë.
Qeveria s’ka siguruar as kushtet minimale për ngrohje. të njëjtën situatë e kemi denoncuar edhe vjet. Masa e vetme për fëmijët është mbyllja e shkollave në vend të kushteve normale. Sistemet e kaldajave spunojnë, rrjeti elektrik s’mban ngarkesë. Psh, të shohim Bashkinë e Dibrës, ku shumë shpejt do të ketë edhe zgjedhje. Edhe këtu janë tenderuar 105 mijë euro për ngrohje, megjithatë shkollat nuk kanë ngrohje dhe do të mbyllen nga i ftohti. Ka edhe nga ato bashki të cilat as që kanë marrë ndonjë masë për ngrohje, duke bërë shpenzime minimale për nxënësit.
Durrësi dhe Lushnja, ku do të ketë zgjedhje më 6 mars, mbajnë rekord për neglizhencë kriminale për të siguruar ngrohje në shkolla. Më pak se 30 mijë në të dyja bashkitë janë shpenzuar për të garantuar kushtet minimale të mësimit në shkolla, që fëmijët të mos rrinë me xhupa dhe me doreza apo që orët të mos bëhen të shkurtuara për shkak të ngricës në klasa. Këto ditë dimri po faktojnë se politika e qeverisjes së Edi Ramës me shkollat është një turp kombëtar! Shikoni dhe një kontrast tjetër të tmerrshëm, që tregon sa i pandjeshëm është Edi Rama për arsimin dhe sa të dështuar e nxjerrin këto 3 ditë dimri me shkolla të mbyllura për shkak të të ftohtit. Ti japim fund kësaj gjendje duke nisur që më 6 mars”, tha Bakiu.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




