Mediu: Situata me pandeminë është e rendë, Rama bën teater për interesa politike

Politikë | 6 vite më parë

Në takimin me kryesinë e Tiranës, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoj se situata me pandeminë është e rëndë ndërkohë që kryeministri Rama bën teatër për interesa politike.  “Kjo qeveri jo vetëm nuk pyet për jetën dhe shëndetin e qytetareve, por dhe tallet me jetët e tyre, duke bërë lojëra dhe show politik., tha kreu i PR.  “Të gjitha vendet e Bashkimit Europian apo dhe vendet e rajonit, për vaksinimin kanë planifikuar në mbështetje të qytetarëve të tyre në një kohë që në Shqipëri nuk ka as transparencë, nuk ka as projekt se si do të arrihet që të bëhet vaksinimi i shoqërisë dhe minimizimi i efekteve të pandemisë”, shtoi ai.
Kreu i Partisë Republikane Mediu tha se si asnjë qeveri tjetër asgjë nuk i është ofruar konkretisht qytetarëve shqiptarë. Ndër të tjera kreu i Partisë Republikane shtoi se “Është momenti ku ata vendosin dhe nuk mundet që ata të shesin të ardhmen e fëmijëve të tyre, të vetes së tyre, të familjeve të tyre dhe të vendit”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme