Meksi : Opozita t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për “komisionet hetimore parlamentare”

Parlamenti duhet të miratonte kërkesën e deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar të kërkuar nga deputetët e opozitës. Kështu është shprehur juristi Redon Meksi i ftuar në emisionin “3D” në RTSH 1,
“Ligji është tepër i qartë. Se kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor nga 35 deputet, është detyrë që duhet të pranohet nga mazhoranca. Sepse vetëm kur propozohet nga 5 deputetë duhet të hidhet për votim, ndërsa nga një numër prej 35 deputetësh duhet të pranohet, dhe pikë”.
Sipas tij, në kushtet kur Kuvendi nuk ka asnjë argument ligjor për mos miratim të komisioneve hetimore, deputetët e opozitës në Parlament kanë dy rrugë që mund të bëjnë betejat e tyre politike.
“Për mua ka dy rrugë. E para është kjo që bënë në Parlament dhe së dyti t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Meksi.
Sipas juristit Meksi, edhe deputetët e opozitën janë në kaos dhe pa organizuar. Sipas tij, deputetët e përjashtuar nga mazhorancë javën e kaluar duhej ta kishin apeluar vendimin në Byronë Parlamentare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




