Memaliaj çeli zyrtarisht sezonin turistik -Kryetari i bashkisë siguron mbështetje për nismat private

Nga Gllava nisi sezoni turistik për bashkinë Memaliaj . Një zonë e cila vitet e fundit po zhvillon agro turizmin ku banorët me iniciativat e tyre private por edhe me mbështetjen e bashkisë po vijojnë të mbeten promotorët kryesor për zhvillimin e turizmit rural . Kryetari I bashkisë Memaliaj Albert Malaj tha se mbështetja dhe promovimi për të gjithë ata që do të bëhen pjesë e këtij sektori do të jetë prezent.
“Për të gjithë mbështetjen dhe promovimin që po i japim turizmit të zonës duke e shndërruar bashkinë Memaliaj në një destinacion të sigurt për shumë vizitor turist vendas dhe të huaj. Turizmi është sektori më i ri që po njeh zhvillim”, u shpreh Kryetari I bashkisë Memaliaj, Albert Malaj.
Bashkia Memaliaj si shumë bashki të tjera të qarkut të Gjirokastrës po zhvillojnë turizmin 365 ditor. Asetet historike natyrore por edhe kulinaria po bëjnë që kjo bashki të jetë pjesë e agjendave turistike.
“Po merr jetë dhe zhvillim e gjithë zona dhe mund të flasim me krenari për zhvillimin e turizmit dhe në bashkinë Memaliaj. Këtë e dëshmon numri i lartë i turistëve që nga muaji janar” tha kryetari i bashkisë.
Nga janari e deri në këto ditë maji bashkia e Memaliajt është vizituar nga mbi 5000 turistë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




