Menaxhimi i stacioneve të plazhit/ Aplikimi përmes e-Albania, raportet publik-privat të pandryshuara

Subjektet që duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre në stacionet e plazhit në Pogradec do të kenë afat për aplikim deri në datën 6 dhjetor, për të bërë diçka të tillë. Sipas drejtores së Tatim-Taksave pranë bashkisë Pogradec, Enjela Karafili, të gjitha subjektet e interesuara duhet të aplikojnë përmes portalit E-Albania ku duhet të specifikojnë nëse janë të interesuara vetëm për stacion plazhi apo edhe strukturë shërbimi.
“Ky është momenti i parë dhe është shumë i rëndësishëm sepse pasi subjektet që nuk do të mund të aplikojnë brenda kësaj periudhe nuk kanë më të drejtë për të vendosur strukturat e tyre ose stacionet e plazhit që ato vendosur për vitin 2024”, tha Drejtoresha e drejtorisë se Tatim-Taksave të bashkisë Pogradec, Enjela Karafili.
Ashtu si edhe në sezonin e shkuar në Pogradec do të vijojë të jetë i përcaktuar raporti i ndarjes së stacioneve të plazhit, ku 33% e hapësirës do të jetë plazh publik dhe 67% plazh privat.
“Risia është ashtu si dhe në vitin e kaluar plazhi publik u përpoqëm që të kishim një plazh model me të gjitha kushtet dhe standardet”, tha Enjela Karafili.
Në sezonin veror të vitit 2023, Pogradeci ofroi një sërë lehtësirash për të gjithë pushuesit që zgjodhën qytetin liqenor për të kaluar pushimet verore.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




