Meta: Biznesi më i mëdh i qeverisë është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë

Politikë | 3 vite më parë

Kritikat ndaj SPAK-ut kanë qenë në qendër të një reagimi që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e akuzuar se shumë çështje që janë depozituar nga PL, “ende nuk janë prekur”.

Sipas Metës biznesi më i madh i qeverisë është bërë ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë nga  njerëz me probleme, të dënuar nga gjykata.

“Shumë çështje që deputetë, funksionarë, drejtues të Partisë së Lirisë apo të opozitës i kanë depozituar në SPAK, të cilat cënojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë interesin publik, të cilat dëshmojnë korrupsion të faktuar nuk preken, pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, kanë firmosur emra të njohur publikë. Ndërkohë, ju e keni parë që një nga bizneset më të mëdha të kësaj qeverie është ai i sponsorizimit të kallëzuesve të rremë, njerëz me probleme, njerëz të dënuar nga gjykata, njerëz të dënuar edhe jashtë vendit jo vetëm këtu, të cilat ndiqen me prioritet dhe është e drejta e tyre t’i ndjekin.”, shkruan Meta.

Sipas tij, asgjë nuk e shfokuson PL në betejën kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit.

“Kjo është një përpjekje që ne bëjmë që edhe Drejtësia të çlirohet sa më parë nga ky presion kaq i madh intimidues.”, shkruan Meta.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme