Meta në Elbasan: Të rritet transparenca në këshillat bashkiakë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me strukturat e kësaj partie.
Në fjalën e tij, Meta tha se korrupsioni është prioritet i kësaj qeverie, duke risjellë në vëmendje disa problematika.
Kreu i PL solli në vëmendje edhe raportin e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, ku sic tha ai janë përdorur burimet shtetërore, administrata publike dhe të dhënat personale.
Duke u ndalur në rolin e këshilltarëve bashkiak, Meta u shpreh se, “ jam i bindur se duke ecur me këtë axhende që ju keni për të rivendosur llogaridhënien në këshillat bashkiake, përmes iniciativave që keni marrë deri tani për të rritur transparencën, për të rritur kontrollin me të gjitha mundësitë mbi kryetarët e bashkisë në interes së mbrojtjes së taksave të qytetarëve dhe për të denoncuar të gjitha fenomenet e korrupsionit që janë sic dihet në nivelin qendror dhe atë vendor”.
Ndaj tha ai, zëri i qytetarët duhet të rritet dhe të rritet po ashtu edhe presioni ndaj qeverisë.
“Elbasani është qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Por sot është i braktisur. Prandaj zëri juaj nuk është i barabartë me zërin e këshilltarëve të tjerë. Është një zë që do vijë duke u forcuar për të krijuar premisat për një zgjim qytetar. Korrupsioni është prioriteti i parë i kësaj qeverie. Besoj se të gjithë së bashku i kemi mundësitë për të dhënë alternativën tonë, jo vetëm në këshillat bashkiake, por edhe në raport me qytetarët”, theksoi Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



