Meta në Kishën e Prullit: Pandemia ka shtuar vështirësitë. Të lutemi për ata që kanë më shumë nevojë!

Politikë | 6 vite më parë

Në këto kohë të vështira që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit, Presidenti Ilir Meta, nga Kisha e Prullit në Lezhë ftoi të gjithë shqiptarët të luten për ata që sot kanë më shumë nevojë.

“Vështirësitë janë shtuar dhe për shkak të pandemisë, që ka shtuar dramat njerëzore, familjare, shoqërore. Është një sfidë që po vazhdon.. Zoti të na ndihmojë të gjithë shqiptarëve. Të lutemi për ata që po vuajnë dhe të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë. Të lutemi për mjekët dhe infermierët që po luftojnë atje prej pandemisë. Të lutemi dhe për ata që kanë humbur vendet e punës dhe t’ju jemi pranë që mos të largohen nga vendi, u shpreh presidenti Meta.

Presidenti refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve me sfond politik, ndërsa tha se nuk duhet ta humbim shpresën se vështirësitë do të kapërcehen.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme