Meta: Përshëndes përpjekjet për unifikimin e opozitës, do kemi protesta

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i “Partisë së Lirisë”, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Sali Berishën në selinë e Rithemelimit. Takimi vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet në Kukës si edhe pas tentativave të Berishës për t’u futur në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike. Edhe KAS e rrëzoi këtë kërkesë, ndërsa çështja do të shkojë në Kolegj Zgjedhor.

Kreu i “Partisë së Lirisë”, Ilir Meta ka folur për gazetarët pas takimit me Sali Berishën, dhe u shpreh se përshëndet përpjekjet e opozitës për të unifikuar aksionin opozitar.

“Jemi në këto rrethana kur skandalet e qeverisë, korrupsioni mbivendosen njëri me tjetrin, problemet ekonomike rëndohen dhe që sjellë fenomenin e largimit. Është detyra e opozitës në rivendosjen e Shtetit të së Drejtës, Demokracisë dhe llogaridhënies. Kjo përfshin angazhimin parlamentar. Përshëndes çdo përpjekje për të unifikuar potencialin e opozitës. Jemi në kontakt me të gjitha grupet e interesit. Asnjë diskutim që do të ketë dhe data protestash, po nuk është kjo më e rëndësishmja. Nuk jam këtu për t’u marr me procedurat teknike, opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t’i dhënë përgjigje të gjithave këtyre sfidave që kanë sjellë një situatë kaq të rënduar”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme