Meta pret në takim ambasadoren e re të Kubës: Interes të përbashkët për zgjerim të marrëdhënieve dypalëshe!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Caridad Yamira Cueta Milian. Zoti Meta bën me dije se në takim është vënë theksi të bashkëpunimi mes dy vendeve..”Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita në takim Ambasadoren e re të Kubës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Caridad Yamira Cueta Milian. Theksuam interesin e përbashkët për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, përmes nxitjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe kulturës” shkruan presidenti Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




