Meta takim me liderin e opozitës turke, diskutim për marrëdhëniet e forta mes dy vendeve

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me liderin e Partisë Popullore Republikane (CHP), e opozitës turke, Ozgur Ozel.
Ozel është kryetari forcës kryesore opozitare të themeluar nga Ataturku.
Pas takimi të zhvilluar mes tyre, Meta u shpreh se e ka uruar Ozel jo vetëm për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie historike por edhe për fitoren mbresëlënëse të opozitës në zgjedhjet e fundit vendore.
Ai shtoi se të dy ndanë vlerësimin e përbashket së marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve dhe popujve kërkojnë një përkushtim të përbashkët e të pandalshëm bazuar mbi vlerat më të mira tradicionale, demokratike dhe europiane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




