Meta: Tre milion shqiptarë do e shembin murin kriminal të “Rilindjes” në 25 Prill!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot për votimet në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përmes një statusi në Facebook zoti Meta duke e konsideruar brutal shkatërrimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit shprehet se ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes”. Sipas Presidentit Meta nga dje është vendosur një mur nga mazhoranca për të penguar rrugën e Integrimit Europian. Presidenti paralajmëron se ky mur do të shembet nga 3 milion shqiptarë në zgjedhjet e 25 Prillit por dhe më parë nëse është e domosdoshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




