Mete takon ambasadorin e BE-së: Të vijojmë bashkëpunimin dhe reformat për të shpejtuar integrimin

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.
Në njoftim për median, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për disa çështjes që lidhen me ecuria e procesit të negociatave Shqipëri-BE, Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Nga ana e tij, ministri Mete ka vlerësuar ndihmën e përhershme që BE vijon të japë për të çuar përpara reformat, edhe në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.
Gjithashtu u vlerësua roli i Shqipërisë nga ekspertët e Komisionit Europian sa i takon procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit.
Ambasadori Gonzato vlerësoi bashkëpunimin dhe lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe BE-së, duke nënvizuar gjithashtu rezistencën e shfaqur nga ekonomia shqiptare ndaj goditjeve të njëpasnjëshme.
Gonzato nënvizoi se turizmi ka qenë një shtytës i rëndësishëm jo vetëm sa i përket zhvillimit të ekonomisë, por edhe përmirësimit të imazhit të vendit. Ai vlerësoi gjithashtu se Shqipëria ka forcuar më tej rolin dhe reputacionin e saj në arenën ndërkombëtare, si një partner i besueshëm.
“Në takimin tim të parë me ministrin e Financave Ervin Mete, folëm për rëndësinë e stabilitetit ekonomik, qeverisjes së mirë dhe një klime më të mirë investimi për të nxitur ekonominë e Shqipërisë në vitet e ardhshme. Bashkimi Evropian është këtu për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike të Shqipërisë dhe për ta bërë atë gati për anëtarësimin në BE”, u shpreh ambasadori Gonzato në një postim në rrjetet sociale.
Ministri Mete dhe Ambasadori i BE diskutuan rreth Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë euro grante dhe kredi dhe pritet të sjellë deri në 1 miliardë euro mbështetje financiar edhe për Shqipërinë në funksion të përshpejtimit të reformave, nxitjes së rritjes ekonomike dhe thellimit të konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




