Metodat eksperimentale, tre shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel për fizikë

Botë | 3 vite më parë

Çmimi më i lartë në fizikë u shkon tre shkencëtarëve për “metodat eksperimentale që gjenerojnë impulse drite attosekondë”. Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier kanë fituar Çmimin Nobel të fizikës për vitin 2023 për “metodat eksperimentale që gjenerojnë pulse drite attosekondë për studimin e dinamikës së elektroneve në materie”, thotë organi që jep çmimin.

Çmimi, i cili është shpallur në kryeqytetin suedez Stokholm të martën në mëngjes, është Nobeli i dytë i sezonit pas Çmimit Nobel 2023 në Fiziologji ose Mjekësi të shpallur të hënën.

Çmimi në mjekësi u shkoi studiuesve të mRNA, shtetasve amerikanë me origjinë hungareze, Katalin Kariko dhe Dreë Ëeissman, për teknologjinë e tyre novator që hapi rrugën për vaksinat e dërguara ARN (mRNA) COVID-19.

Çmimet për kiminë, letërsinë dhe paqen janë planifikuar të jepen të mërkurën, të enjten dhe të premten në Stokholm. Çmimi për ekonomi do të shpallet më 9 tetor.

Çmimet Nobel u themeluan me testamentin e shpikësit dhe filantropit suedez Alfred Nobel në 1895. Çmimi i Ekonomisë, i krijuar në vitin 1968, është i vetmi Nobel që nuk u përfshi në testament. Fituesit marrin një diplomë të çmimit Nobel, një medalje ari dhe një çek. Shuma e çekut këtë vit është rreth 1 milion dollarë.

Çdo diplomë është një vepër arti unike, e krijuar nga artistë dhe kaligrafë suedezë dhe norvegjezë. Laureatët i mbledhin këto çmime në një ceremoni zyrtare më 10 dhjetor, përvjetorin e vdekjes së Nobelit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme