Midhja e Butrintit, Hysen Mane, 70 vjeçari që prej 3 dekadash i është kushtuar kultivimit të saj

Në jug të Shqipërisë gjendet Liqeni i Butrintit i cili është i njohur për rritjen e midhjes. Midhja e Butrintit konsiderohet mjaftë e veçantë, për madhësinë e saj dhe shijen.
Prodhimi në Lagunën e Butrintit është një traditë shumë vjeçare. Vendasit e cilësojnë lagunën si vendin ideal për prodhimin e midhjeve.
Po ajo nuk rritet vetiu, duhet t’i shërbesh, thonë ata.
Një ndër ata që i shërben midhjes që pas vitit 1990 është 70-vjeçari Hysen Mane. Ai e ka nisur si qeraxhi i disa impianteve prej betoni të trashëguara nga ish ndërmarrja shtetërore e peshkimit. Impiantet e instaluar në Liqenin e Butrintit, të quajtur ndryshe edhe krevatinat e midhjes, kanë qenë këtu që prej vitit 1960, por tani ka ndryshuar teknologjia dhe mënyra e trajtimit.
Hyseni tregon se me kalimin e viteve duke u marrë me këtë punë, ka fituar eksperiencën e nevojshme për t’u bërë një mjeshtër e pronar i dhjetëra impianteve të teknologjisë bashkëkohore. Pas 33 viteve punë ,ai është i organizuar si një linjë e plotë së bashku me familjen e vet të cilës ia ka trashëguar këtë profesion kaq të bukur.
Mjeshtri i midhjes Mane thotë se kjo punë ka bukurinë dhe fitimin e vet. Ai thotë se Midhja e Butrintit është më e mira, më e shijshmja dhe më e kërkuara nga turistë vendas e të huaj. Sekreti thotë ai është tek vetë liqeni me dy kate, ku janë bashkë uji i kripur i detit Jon, me ujin e ëmbël të Liqenit.
Me biznesin e vet të midhjes, Hyseni bëhët pjesë e atyre që e sjellin prodhimin e midhjes në rritje nga viti në vit. Midhja e Butrintit është më e kërkuara nga turistët vendas e e sidomos të huajt, që ende janë të pranishëm në Ksamil e Sarandë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




