Millanoviç: Serbia duhet të japë përgjigje për sulmin në Banjskë

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, gjatë një konference për media me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani, në Zagreb, u shpreh se,“Serbia duhet të japë përgjigje sa i përket sulmit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Duke sugjeruar se sulmi nuk ka mundur të ndodhë pa dijeninë e Beogradit.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Serbia duhet të na japë përgjigje për disa gjëra të dukshme që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes as të një fëmije të vogël”, tha Millanoviç, duke iu referuar sulmit në Banjskë.
“Kush ishin ata? Nga erdhën? Kush i financoi? Këto janë gjëra që i kemi parë në histori dhe nuk duam t’i shohim më. Dikush qëndron pas sulmit dhe ne duhet ta dimë këtë”, tha Millanoviç.
Presidenti korat tha se “një ngjarje e tillë në të ardhmen, në një shkallë tjetër, nuk duhet të lejohet që të ndodhë”.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përsëriti qëndrimin se për shkak të sulmit në Banjskë, Serbia duhet të sanksionet në mënyrë që, sipas saj, sulme të tilla të mos të ndodhin në të ardhmen.
Ajo tha se synimi i Serbisë është aneksimi i pjesës veriore të Kosovës, që banohet me shumicë serbe.
Por, Millanoviç është kundër sanksioneve sepse ai beson se ato janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, nëse nuk miratohen nga Kombet e Bashkuara. Po ashtu, presidenti kroat ka argumentuar se nëse sanksionet nuk miratohen nga OKB-ja, do të ishin joefektive.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




