Ministri Hasani me homologun e Spanjës për BE-në: Së shpejti Konferenca Ndërqeveritare

Politikë | 3 vite më parë

Spanja e mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe kjo u bë e ditur të hënën në takimin që ministri i Jashtëm, Igli Hasani, pati me homologun e tij spanjoll, Hose Manuel Albares (o. Jose).

Dy diplomatët e lartë u takuan në kuadër të Këshillit të BE-së për Punët e Jashtme në Bruksel.

“Falënderova ministrin Alvares për mbështetjen e fortë të Spanjës dhe Presidencës së Këshillit të BE-së që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të avancojnë në rrugën e integrimit evropian,” shkroi ministri Hasani në rrjetin “X”.

Pala shqiptare pret ndërkohë mbajtjen e Konferencës së dytë Ndërqeveritare për të hapur edhe kapitujt e tjerë bazë të marrëveshjes kornizë me institucionet e BE-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme