Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dënon sulmin terrorist në Bruksel

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dënoi sot sulmin terrorist në Bruksel, ku u vranë dy shtetas suedezë dhe një person i tretë u plagos.
Në një reagim në platformën “X” ministri shkruan se, “Ne qëndrojmë përkrah miqve tanë belgë dhe suedezë në këtë moment të vështirë që po kalon Brukseli”, tha Hasani.
“Dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e terrorit dhe lutemi për viktimat që shkaktoi ky sulm frikacak dhe jemi me familjet e tyre në këto momente të tmerrshme”, theksoi Hasani.
Kujtojmë se të hënën (16 tetor), dy shtetas suedezë u vranë dhe një person i tretë u plagos të hënën në atë që kryeministri belg Alexander De Croo e quajti një sulm terrorist.
Policia belge qëlloi të martën për vdekje autorin që dyshohet se shkrepi armën automatike dhe vrau orë më parë dy suedezë në qendër të Brukselit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



