Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës televizive, në gjendje kritike për jetën

Rajon | 1 vit më parë

Ministri i Investimeve Publike Darko Glishiq ka pësuar një goditje në tru gjatë teksa ishte i ftuar në programin e mëngjesit të Televizionit Pink.

Sipas mediave të Beogradit, Darko Glishiq është dërguar në spital dhe gjendja e tij është kritike.

Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar bëri me dije se, Glishiq u transferua në spital në kohë dhe 24 orët e ardhshme janë vendimtare pas operacionit që sapo i është nënshtruar.

“Ai u sëmur gjatë emisionit televiziv, e sollën pa ndjenja, diagnostikimi është në proces , përfshihet edhe terapia. Çfarë mund të bëjë ilaçi do të bëhet, të gjithë jemi të shqetësuar, presidenti ka qenë atje që nga minuta e parë, e gjithë kjo na ka prekur, por shpresojmë për suksesin e terapisë dhe masat që janë marrë dhe do të merren, ajo që dihet tani është se ai është në një gjendje të rëndë. Ajo që është e rëndësishme është që ai erdhi në kohë nga ngjarja, pra goditja në tru, orët e para janë vendimtare”, tha Lonçar.

Në spitalin ku është shtruar ministri, ka mbërritur edhe Presidenti serb Aleksandër Vuciq.

Ky i fundit me një postim të bërë më herët në rrjetin social Facebook i ka dërguar një mesazh mbështetje ministrit Darko Glishiq, duke shkruar “”Guxo, qëndro! Mos u dorëzo”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme