Ministri Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale e Kosovës ka ndikuar në rritjen e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se Kosova vazhdon të renditet e para në Ballkanin Perëndimor për nivelin e sigurisë.
Duke iu referuar raportit “SecuriMeter 2025” të Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ministri i Punëve të Brendshme theksoi se Kosova ka nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë personale në rajon.
Sipas tij, 64% e qytetarëve janë shprehur se ndihen “shumë të sigurt” ose “mjaft të sigurt” në jetën e përditshme, përqindja më e lartë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sveçla e cilësoi këtë rezultat si rikonfirmim të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, duke theksuar se mbështetja e vazhdueshme e Qeverisë ndaj ushtrisë dhe policisë ka ndikuar në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit të tyre.
Ai shtoi se qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar pozitivisht në rritjen e sigurisë, luftimin e fenomeneve negative dhe avancimin e progresit demokratik. Si rezultat, 80.5% e qytetarëve kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të emigrojnë, një tregues që, sipas tij, paraqet përmirësim krahasuar me vitet e mëparshme.
Në fund, ministri përgëzoi zyrtarët e institucioneve për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në shërbim të Republikës dhe qytetarëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





