“Miss Shqipëria”- Prezanton kalendarin e vitit 2024

Kulturë | 3 vite më parë

Në prag të festave të fund vitit, regjisori dhe producenti Petri Bozo ka prezantuar kalendarin e “Miss Shqipëria 2024”. Për herë të parë këtë vit ky kalendar i është kushtuar bamirësisë dhe kjo nisëm do të vijojë dhe vitet e ardhshme.

“Mendojmë që çdo vit promot e kalanderëve t’ia dedikojmë një çështjeje bamirësie sepse jemi para Krishtlindjeve dhe ku ka më mirë se sa një aktivitet i tillë ti jap një mundësi të dytë për ata që janë në nevojë”, tha Petri Bozo.

Disa nga vajzat  pjesëmarrëse në “Miss Shqipëria” janë përzgjedhur për të zbukuruar faqet e kalendarit të vitit 2024 që zakonisht shpërndahet si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në prezantimin e kalendarit morën pjesë bashkëpunëtorë dhe miq të shumtë të Miss Shqipëria,. Pjesëmarrësit në këtë prezantim, patën mundësinë të rishohin kalendarët e “Miss Shqipëria” ndër vite, me vajzat më të bukura të këtij spektakli.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme