Mjedisi, sfida e europës për Serbinë, ajri i ndotur dhe mbetjet rrezikojnë shëndetin

Rajon | 7 muaj më parë

Ajri i ndotur, mbetjet në çdo cep dhe trajtimi i pamjaftueshëm i ujërave të zeza mbeten disa nga sfidat më të mëdha mjedisore në Serbi, ndërsa procesi i integrimit në Bashkimin Evropian kërkon standarde gjithnjë e më të larta në këtë fushë.

Profesorja e Kimisë Fizike, Svetlana Stanishiç, thote se fajtorët kryesorë për cilësinë e dobët të ajrit janë ngrohja me dru në shtëpi dhe termocentralet e vjetra.

Svetlana Stanišić, profesoreshë e kimisë u shpreh, “Efikasiteti energjetik po bëhet një fjalë kyçe. Zëvendësimi i dritareve dhe izolimi i objekteve mund të sjellë kursime deri në 60 për qind të konsumit të energjisë.”

Megjithatë, sfidat ne Serbi mbeten të mëdha edhe per ndotjen e ujrave, pasi  aktualisht trajtohen vetëm rreth 15 deri në 20 për qind e ujërave të zeza komunale.

Për këtë arsye, projektet shtetërore dhe investimet me mbështetjen e Bashkimit Europian po nsynojnë ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve.

Gazetar: A.Mata           

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme