Mocioni/ Asambleja Kombëtare e Francës thirrje qeverisë: Grupi Wanger të futet në listën e organizatave terroriste

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar mocionin ku i kërkon qeverisë franceze dhe Bashkimit Evropian të përfshijnë në listën e organizatave terroriste grupin Wagner.
Ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare të Francës miratuan të martën mocionin ku i bëjnë apel ekzekutivit francez dhe Bashkimit Evropian të listojnë grupin ushtarak rus Wagner si një organizatë terroriste. Mocioni u miratua me 331 vota të përfaqësuesve të pranishëm, të cilët votuan pro.
Mocioni i konsideruar si një lëvizje simbolike nga anëtarët e Asamblesë i bën thirrje gjithashtu qeverisë franceze që të adresojë në Kombet e Bashkuara në mënyrë që ta listojnë grupin Wagner si një organizatë terroriste, transmeton CNN.
Grupi Wagner aktualisht është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




