Mocioni me debat për McGonigal, Balla: Vendosim shumë shpejt datën! I pranishëm do jetë edhe Rama

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla është shprehur këtë të hënë pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se mocioni me debat i opozitës dhe kryeministrit Edi Rama për çështjen McGonigal do të zhvillohet në një nga të enjtet e ardhshme. Balla theksoi se datat pritet të vendosen së shpejti ndërsa theksoi se në debat do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
“Një nga të enjtet do ta zhvillojmë dëbatin, ndoshta dhe sot do kërkoj të biem darkot për këtë ëështje. Unë kam propozuar 12 orë dhe kohët e përkatëse. Duhet të biem dakord edhe për datat, por për këtë duhet ta flasim edhe me kryetarët e grupeve. Kemi përcaktuar kohën më të madhe që është bërë ndonjëherë, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri”, tha Balla.
Lidhur me seancën e sotem plenare, Balla tha se kryeministri nuk mund të jetë i pranishëm pasi do të mirëpresë kryeministrin e Bavarisë.
“Sot Shqipëria mikpret një mik të rëndësishëm që viziton Shqipërinë, kryeministri i landit të Bavarisë ka një axhendë të paracaktuar, përpos kësaj seanca e ditës së sotme ka të bëjë me kohën që u jepet deputetëve.”tha Balla.
Balla tha se për çdo bllokim të foltores do te zbatohet rregullorja e Kuvendit për përjashtimin e deputetëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




