Momentet kyçe të gjyqit ndaj Donald Trump, nga sulmet ndaj gjykatësit te pasuria e tij

Prokurorët dhe avokatët mbrojtës kanë bërë deklaratat e tyre fillestare në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump i cili akuzohet për fshehje të të ardhurve nga aktivitetet dhe bizneset të tij.
Ky proces mund të shtojë vështirësi të konsiderueshme ligjore dhe politike me të cilat përballet ish-presidenti.
Trump sulmoi prokurorin e përgjithshëm të Nju Jorkut dhe gjykatësin që mbikëqyrte gjyqin e tij për mashtrim civil që filloi ditën e hënë. Ndërsa avokati i shtetit të Nju-Jorkut e akuzoi atë se kishte gjeneruar më shumë se 100 milionë dollarë duke gënjyer për perandorinë e pasurive të paluajtshme.
Prokurorja e Përgjithshme Letitia James kërkon të paktën 250 milionë dollarë gjobë, ndalim të përhershëm të Trump dhe djemve të tij Donald Jr dhe Eric që të drejtojnë bizneset në Nju Jork dhe ndalim pesëvjeçar të pasurive të paluajtshme komerciale të Trump dhe Organizatës Trump.
Cilat ishin momentet e spikatura nga dita e parë e gjyqit? Çfarë do të thotë për Trump?
Trump dyfishon retorikën armiqësore
Donald Trump sulmoi gjykatën se ajo ishte përfshirë në të që ai e quajti në “vazhdimin e gjuetisë më të madhe të shtrigave” në historinë e SHBA-ve.
Trump sulmoi hapur Letitia James, prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut që ngriti çështjen kundër tij, duke e cilësuar atë si një “gjykim të turpshëm të paraqitur nga prokurori i përgjithshëm, i korruptuar”.
Trump kritikoi gjithashtu gjyqtarin e Nju Jorkut, Arthur Engoron, i cili po mbikëqyr gjyqin.
Donald Bender, një kontabilist dhe konsulent tatimor që ka punuar për një kohë të gjatë për Trump, dëshmoi për praktikat tatimore të Trump, të tilla si raportimi i humbjeve të mëdha në deklaratat e tij tatimore çdo vit për gati një dekadë.
Avokatët e Trump u përpoqën ti hidhnin poshtë dëshmitë e Bender, por u mohuan nga gjyqtari Engoron.
Gjyqi fokusohet në praktikat e biznesit të Trump
Çështja varet nga pretendimi se Trump dhe biznesi i tij, Organizata Trump, kanë fryrë qëllimisht vlerën e tyre për t’u pasuruar.
Trump ka treguar se është i gatshëm të dëshmojë në këtë rast për të mbrojtur veprimet që ai dhe kompania e tij kanë ndërmarrë.
Nëse shpallet fajtor, Trump mund të detyrohet të paguajë gjoba të majme dhe të humbasë licencat e tij të biznesit.
Rishfaqen pyetjet mbi pasurinë e Trump
Pyetjet e vazhdueshme mbi masën e vërtetë të pasurisë së Trump u rishfaqën gjithashtu në gjyq. Gjykatësi Engoron, për shembull, vendosi më parë se Trump e mbivlerësoi shumë vlerën e pronave të tij të shumta.
Regjistrimet gjyqësore të James në gusht thonë se Trump deklaroi në mënyrë të rreme se pasuria e tij neto ishte 6.1 miliardë dollarë, ndërsa në fakt ishte 2.6 miliardë dollarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




