Moska përfshihet nga stuhitë e dëborës, në Siberi temperaturat shkojnë deri në -65 gradë

Stuhitë e dëborë kanë përfshirë Moskën, ndërsa në Siberi termometri ka shënuar -56 gradë Celsius në disa pjesë të Siberisë, duke shkaktuar probleme në transportin ajror.
Shërbimi Meteorologjik Rus paralajmëroi se i ftohti do të ndjehet rreth minus 60 gradë në Oymyakon duke pasur parasysh erërat dhe lagështinë.
“Në pjesën evropiane të Rusisë, në Urale dhe në territoret e Siberisë, ngricat pritet të intensifikohen në javën e parë të dhjetorit”, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Rusisë.
Kryeqyteti rus u përfshi nga reshjet më të mëdha të borës të regjistruar, me pjesë të mëdha të Moskës të mbuluara me borë, lartësia e së cilës arriti 35 cm në vetëm një ditë.
Në disa nga aeroportet e Moskës ka pasur vonesa për shkak të motit të keq.
Temperaturat në dhe rreth Moskës pritet të ulen deri në -20C në fund të kësaj jave./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




