Moti –Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në mëngjes. Temperaturat me rritje

Aktualitet | 3 vite më parë

Një qëndër me presion me të ulët atmosferik po ndikon mesdheun duke sjellë mot të paqëndrueshëm në gadishullin e Ballkanit.

E Shtunë, 23 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje reshje shiu të pakta në në zonën perëndimore në mëngjes , kthjellime dhe vranësira gjatë ditës. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     2/11°C

– Zonat e ulëta      6/18°C

– Zonat bregdetare 10/18°C

Kosovë

Kosova për dt. 23 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira kthjellime dhe reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C – 9°C në mëngjes deri në 7°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 24 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në juglindje dhe verilindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     2/13°C

– Zonat e ulëta      6/18°C

– Zonat bregdetare 10/20°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme