Moti –Dita e sotme do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje

Mesdheu po ndikohet nga hyrja e Anticiklonit të Azoreve duke sjellë masa ajri të ngrohta mesdhetare ku presim rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Martë, 12 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në zonën veriperëndimore. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/11°C
– Zonat e ulëta 8/17°C
– Zonat bregdetare 10/18°C
Kosovë
Kosova për dt. 12 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira dhe reshje shiu të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 2°C – 5°C në mëngjes deri në 7°C – 11°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të përqëndruara në veri, zona qëndrore dhe jugu do të jenë me vranësira dhe kthjellime. Era do të fryjë me drejtim juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/12°C
– Zonat e ulëta 10/19°C
– Zonat bregdetare 12/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



