Moti, dita e sotme ‘pushtohet’ nga shiu dhe reshjet e dëborës

Aktualitet | 3 vite më parë

Moti –Dita e sotme do të jetë me vranësira reshje bore në verilindje dhe juglindje në pjesën e dytë ditës, reshje shiu në perëndim.

Qendra me presion të ulët atmosferik e vendosur në Mesdhe po furnizohet me rryma ajri të ftohta veriore duke shkaktuar reshje bore dhe temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë.

E Diel, 10 Dhjetor 2023

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, reshje bore në verilindje dhe juglindje pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim  (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      -1/8°C

– Zonat e ulëta       4/14°C

– Zonat bregdetare 8/14°C

Kosovë

Kosova për dt. 10 Dhjetor 2023 do të ketë vranësira dhe reshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C – 2°C në mëngjes deri në 5°C – 7°C gradë Celsius në mesditë.

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme