Moti do të jetë me kthjellime, vranësira mesatare dhe reshje të pakta në verilindje

Anticikloni Afrikan po dobësohet gradualisht për shkak të një fronti të ftohtë nga Atlantiku i cili do prekë tagent Ballkanin verior edhe territorin e Shqipërisë.
E Enjte, 05 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në mesditë, reshje të pakta në Veri të vendit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 5- 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenëme rritje në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 9/24°C
- Zonat e ulëta 11/30°C
- Zonat bregdetare 16/29°C
Kosovë
Kosova për dt. 05 Tetor 2023 do të ketë vranësira në shtim mesatare dhe reshje të pakta.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 13°C në mëngjes deri në 24°C -26°C gradë Celcius në mesditë.
E Premte, 06 Tetor 2023
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në mesditë, reshje të pakta në Juglindje. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 5- 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 11/22°C
- Zonat e ulëta 15/29°C
- Zonat bregdetare 18/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




